Qytetërim

Rivali i Big Brother po vjen! Bes Kallaku hyn në Ferma Vip?

Nuk dihet nëse Besi do jetë një nga personazhet apo prezantuesi i spektaklit televiziv.

D.XH
Rivali i Big Brother po vjen! Bes Kallaku hyn në Ferma Vip?
Bes Kallaku ne Ferma Vip

TIRANË – Së fundmi është folur për nisjen e një spektakli në Shqipëri, që do të jetë rival me Big Brother Vip. Ky spektakël do të jetë Ferma Vip.

Tashmë gjërat në këtë format të ri televiziv po bëhen edhe më konkrete. Sot, Ferma ka zbuluar edhe një nga personazhet që do të jetë pjesë e formatit të pazakontë për ekranet shqiptare. Ferma Vip është një format që transmetohet në 40 vende të botës dhe patentë për të do të ketë edhe Shqipëria.

Programi nisi në Suedi më 2011 dhe është bërë menjëherë i suksesshëm. Sipërmarrja, përpos të tjerave, i jep prioritet tokës e natyrës, për të cilat do të duhet të kujdesemi të gjithë së bashku.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @fermavip.al

Ende nuk dihet nëse Bes Kallaku do të jetë një prej personazheve të Ferma Vip apo do ta drejtojë formatin televiziv. Besi është i njohur për afrinë e tij me jetën e fshatit, teksa ka përmendur shpesh herë vendlindjen e tij Bubqin, por edhe, Ijen. Na duhet të presim edhe pak, për të mësuar emrat e tjerë, që do të jenë pjesë e Ferma Vip./ZËRI/

Poll

MOS HUMB