Qytetërim

Rrëfehet Albi Nako: Kam një vit që përpiqem, por nuk po ia arrij. Dëshiroj që...

Banori i BBVIP3 Albi Nako deklaroi se dëshiron të bëhet baba, me qëllim që prindërit e tij të kenë nipa e mbesa.

D.XH
Rrëfehet Albi Nako: Kam një vit që përpiqem, por nuk po ia
Albi Nako

TIRANË – Koreografi Albi Nako, tashmë një konkurrent në Big Brother Vip 3, gjatë një bisede që ka zhvilluar në shtëpi, tha se ka një dëshirë të madhe që të bëhet baba.

Albi ka treguar se ai vetë dhe e dashura po përpiqen prej më shumë se një viti, por se nuk kanë pasur rezultat, edhe pse kanë kryer të gjitha analizat e nevojshme. Përpos dëshirës së tij të madhe për t’u bërë baba, Albi ka treguar se do që të bëhet prind, edhe që të gëzojë prindërit e tij, që prej kohësh vuajnë nga një sëmundje.

"Kemi një vit që po e provojmë, por nuk po jep rezultate edhe pse i kemi bërë të gjitha kontrollet dhe jemi në rregull. Unë e kërkoj sepse duhet se s’bën dhe ka kohë që e kërkoj këtë gjë, edhe pse unë kam katër vite që bashkëjetoj. Jetoj me prindërit dhe nuk e kam lënë Shqipërinë vetëm prej atyre. Familja ime nuk e gëzoi motrën dhe nipin, kanë djalin e tyre që jam unë dhe kanë të drejtën e gjithë botës që të kenë nipër e mbesa. E vuaj dhe duhet të jetë momenti sa më shpejt, për mua dhe për prindërit.

Prindërit e mi kanë vuajtur shumë, mami ka pasur një tumor në stomak, hoqi tre çerekun e stomakut, bëri dhe kimio. Ka vuajtur për vite të tëra nga ana psikologjike, ajo pësoi këtë traumë pasi i vdiq i vëllai 48 vjeç. Të gjitha streset e saj i haja unë dhe babai", u shpreh Albi./ZËRI/

Poll

MOS HUMB