Qytetërim

‘Ilnisa dhe Meritoni do bëjnë seks në shtëpi’, Meri dhe Gazi habisin me deklaratat

Meri tha me shaka se Ilnisa dhe Meritoni ndoshta kryejnë edhe marrëdhënie seksuale në shtëpi.

D.XH
‘Ilnisa dhe Meritoni do bëjnë seks në shtëpi’,
Meri dhe Gazi duke debatuar per marredhenien mes Ilnises dhe Meritonit

TIRANË – Dy banorët e Big Brother Vip, Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi kurorëzuan dashurinë e tyre në shtëpi, teksa zhvilluan një ceremoni martesore brenda shtëpisë së Bug Brother Vip.

Dasma u organizua gjatë mbrëmjes së djeshme dhe erdhi si rezultat i një sfidë të Vëllait të madh, që kishte menduar të surprizonte dy të rinjtë, me një organizim të menduar deri në detaje. Pas dasmës, disa nga banorët folën për Ilnisën dhe mënyrën sesi ajo po luan në BBVIP. Shumica prej tyre thanë se Ilnisa nuk ka çfarë të dhurojë në shtëpi më si banore, pasi ka konsumuar të gjitha opsionet, për atë që mund të bënte në BBVIP.

Por, Meri, që njihet si shoqe e Ilnisës, tha se gazetarja nuk fsheh ndonjë aspekt tjetër të personalitetit të saj. Meri tha se kur e do një person, lufton për të. Ndërsa, pastaj Meri me shaka tha se mes Ilnisës dhe Meritonit mund të ketë edhe seks brenda shtëpisë. “Mund të bëjë edhe seks Ilnisa me Meritonin, nuk mbaron me kaq”, tha Meri me shaka. Kujtojmë se Ilnisa dhe Meritoni kanë nisur një histori dashurie me njëri-tjetrin në Big Brother Vip./ZËRI/

Poll

MOS HUMB