Qytetërim

Përfshihet nga flakët shtëpia e Calvin Harris

Krijuesi i hitit "One Kiss" nuk ishte në shtëpi dhe fatmirësisht askush nuk u lëndua.

f.t
Përfshihet nga flakët shtëpia e Calvin Harris
Calvin Harris

SHBA-Shtëpia e DJ-it skocez Calvin Harris në Beverly Hills u përfshi nga zjarri. Departamenti i Zjarrfikësve në Los Anxhelos thuhet se dërgoi më shumë se 20 njësi zjarrfikëse dhe helikopterë, raportojnë mediat e huaja.

Dëshmitarët e pranishëm përshkruajtën për TMZ skenën kaotike me praninë e kamionëve të shumtë të zjarrfikësve dhe ambulancave, madje edhe helikopterëve që fluturonin mbi zonë. Ata gjithashtu raportuan se dukej qartë tymi, që dilte nga çatia e shtëpisë, gjë që tregonte seriozitetin e incidentit.

Zjarrfikësit konstatuan se origjina e zjarrit ishte në katin e tretë të banesës. Për të arritur në zonën e prekur, e cila nuk shihej me sy të lirë, u desh të thyhej tavani i katit të dytë deri në një mur të brendshëm ku dolën flakët, pranë një sistemi ngrohjej dhe ajrimi. Shkak për zjarrin dyshohet të jetë bërë një shkëndije elektrike.

Edhe pse incidenti rezultoi në dëme të vlerësuara prej rreth 100,000 dollarë , falë reagimit efikas të ekipeve të emergjencës, situata u kontrollua pa u raportuar për të lënduar. Krijuesi i hitit "One Kiss" nuk ishte në shtëpi dhe fatmirësisht askush nuk u lëndua./ZËRI

Poll

MOS HUMB