Qytetërim

“Nuk po nxjerr gjë në dritë”, Arbër Hajdari flet për çiftin Meriton-Ilnisa

Arbëri u shpreh se romanca e çiftit Ilnisa- Meriton edhe mund të jetë reale.

f.t
“Nuk po nxjerr gjë në dritë”, Arbër Hajdari flet
Arbër Hajdari, Ilnisa dhe Meritoni

TIRANË-Opinionisti i 'Big Brother Vip3', Arbër Hajdari, ka folur për çiftet e krijuara brenda në shtëpi. I ftuar në “Wake Up”, Arbëri u shpreh se romanca e çiftit Ilnisa- Meriton edhe mund të jetë reale, por sipas tij është Meritoni ai "që nuk po nxjerr gjë në dritë".

Sipas tij ata kanë një romancë mes njëri-tjetrit të cilën nuk e kanë dëshmuar përmes fjalëve, por sjelljeve.

"Mendoj se kanë një romancë mes njëri-tjetrit dhe këtë e kanë dëshmuar jo nëpërmjet fjalëve por nëpërmjet sjelljes. Unë mendoj se kanë diçka më tepër për sa kohë lexoj sjelljet e tyre. A e pëlqen njësoj Meritoni Ilnisën, kjo është e thellë, por nëse kohën më të madhe në shtëpi ai e kalon me Ilnisën, ndoshta e ka dhe strategji por nuk po shikoj të nxjerri gjë në dritë’- është shprehur Arbri lidhur me marrëdhënien mes dyshes”, u shpreh Hajdari.

Ilnisa dhe Meritoni janë parë shumë të afërt me njëri- tjetrin dhe shpesh herë mes tyre kanë shkëmbyer mjaft puthje e përqafime./ZËRI

Poll

MOS HUMB