Qytetërim

Ernest Muçi kalon tek Besiktas, shifra e çmendur për kartonin e tij

Lojtari shqiptar Ernest Muçi po shkëlqen në Europë, duke u transferuar tek ekipi i Beskitas.

D.XH
Ernest Muçi kalon tek Besiktas, shifra e çmendur për kartonin
Ernest Muci

TURQI - Futbolliti i Kombëtares së Shqipërisë Ernest Muçi ka bërë një lëvizje të papritur, duke u transferuar tek gjigandët turq të Besiktas.

Vetë Muçi ka pozuar në një foto, me një shall, që mbante logon e skuadrës turke. Ernest Muçi kaloi tek Legia e Varshavës nga Tirana për shumën 500 mijë euro. Por, tashmë shifra për kartonin e tij ka shkuar në plot 10 milionë euro.

Muçi përmbyll kësisoj aventurën e tij në Poloni. Në kampionatin polak, ai ka luajtur 114 ndeshje, duke shënuar 21 gola dhe dhënë 11 asiste. Tek Besiktas, Muçi do të gjejë shqiptarin tjetër, Milot Rashica. Nuk dihet nëse lojtari, që ka performuar mjaft mirë së fundmi, do ta marrë një ftesë nga Kombëtarja për Euro 2024./ZËRI/ 

Poll

MOS HUMB