
Cindy Marina dhe Genar Topalli
TIRANË- Cindy Marina dhe Genar Topalli po shkojnë drejt altarit. Çifti ka ndarë me ndjekësit e tyre një lajm shumë të bukur, atë të propozimit për martesë. Dje, ata kanë postuar në “Instagram” një video ku shfaqet djali i Jozefina Topallit teksa ulet në gjunjë para modeles së njohur dhe i propozon për martesë.
I ulur në gjunjë, ai nxjerr unazën nga xhaketa, ndërsa modelja i thotë "Po". Ajo ka postuar pamjet në rrjetin social “Instagram” shoqëruar me një emoji zemre dhe një simbol infiniti.
VIDEOJA:
View this post on Instagram
Epo, urime çiftit të ri./ZËRI
Poll