Qytetërim

Rita Ora dhe Dua Lipa mund të performojnë në hapjen e 'Lojërave Mesdhetare 2030'

Ceremonia do të zvillohet në Kosovë, ku në këto lojëra do të jenë të përfshira sporti, arti dhe kultura.

f.t
Rita Ora dhe Dua Lipa mund të performojnë në hapjen e
Dua Lipa dhe Rita Ora

KOSOVË-Lojërat Mesdhetare të vitit 2030 në Kosovë mund të bëjnë bashkë Dua Lipën dhe Rita Orën. Në ceremoninë hapesë mund të performojnë dy yjet botërore të muzikës dhe këtë lajm e ka bërë të ditur zëdhënësi për media i Komitetit Olimpik të Kosovës Kushtrim Krasniqi, në Konferencën ndërkombëtare “Kufijtë e Lirisë së Fjalës”. Krasniqi deklaroi se është duke punuar për mundësinë që dy këngëtaret me famë botërore të hapin ceremoniënë.

"Kur jemi tek investimet, dua të ndalem këtu. Qeveria, e cila ka qenë partner i fuqishëm këtu dhe pa mbështetjen e tyre do të ishte i pamundur të fitohet një organizim i tillë, ka premtuar dhe ka garantuar që do të investojë mbi 250 milionë euro në infrastrukturën sportive. Do të ndërtohet stadiumi nacional, i shumëpërfolur deri më tani, por që tani ka një garanci që duhet patjetër të ndërtohet të paktën deri në vitin 2029 sepse në atë stadium përveç që do të organizohen ndeshjet e futbollit, parashihet që të zhvillohet edhe ceremonia hapëse dhe mbyllëse e Lojërave Mesdhetare, e që pritet t’i ketë 30 mijë tifozë të pranishëm në ceremonisë hapëse. Pra, këtu nuk do të ketë vetëm sport, do të ketë edhe kulturë dhe art dhe njëra prej mundësive është që në ceremoninë hapëse të përformojë njëra ose dy yjet tanë të muzikës siç janë Rita Ora dhe Dua Lipa. Pra është edhe kjo mundësi që t’i kemi të pranishme që të joshim sa më shumë turistë në ceremoninë hapëse dhe jo vetëm”, tha Krasniqi.

Ceremonia do të zvillohet në Kosovë, ku në këto lojëra do të jenë të përfshira sporti, arti dhe kultura./ZËRI

Poll

MOS HUMB