Qytetërim

Luiz Ejlli rrezikon 4 vite burg

Prokuroria e Fierit, më datë 26 shkurt, do të japë pretencën për Ejllin, i cili akuzohet për falsifikim dokumentash.

k.m.
Luiz Ejlli rrezikon 4 vite burg
Luiz Ejlli

TIRANË- Fituesi i "Big Brother VIP 2", Luiz Ejlli nuk i ka mbyllur problemet me drejtësinë. Prokuroria e Fierit, më datë 26 shkurt, do të japë pretencën për Ejllin, i cili akuzohet për falsifikim dokumentash.

Prej datës 26 dhjetor 2022 Luiz Ejlli zyrtarisht është i pandehur për drejtësinë shqiptare si person i dyshuar për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve kryer në bashkëpunim. Në rast se ai do të gjendet fajtor rrezikon nga 6 muaj deri në 4 vite burgim./ZËRI

Poll

MOS HUMB