Qytetërim

U largua i dëmtuar në ndeshjen me Bayernin, sa do të qëndrojë jashtë fushës Elseid Hysaj

Hysaj pritet që t’i mungojë Sarrit 2 deri në 3 javë, por nuk përjashtohet një rikthim edhe më i hershëm

E.K
U largua i dëmtuar në ndeshjen me Bayernin, sa do të
Elseid Hysaj

ITALI- Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, ishte i pafat në duelin ndaj Bajernit të Mynihut, ku Lacio i tij triumfoi me rezultatin 1-0. Hysaj e nisi si titullar përballjen, por nuk arriti që ta çonte deri në fund, për shkak të një dëmtimi që pësoi në kavilje. 30-vjeçari nuk mundi të vijonte më lojën pas lëndimit të pësuar, duke lënë kështu fushën në minutën e 60-të, teksa vendin e tij e zuri Laxari.

Për 60 minutat që qëndroi në fushë, Hysaj bëri një paraqitje dinjitoze duke u vlerësuar pas ndeshjes. Sa i përket dëmtimit, asgjë serioze për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, edhe pse ka një ndrydhje të fortë të kyçit të këmbës.

Nga ekzaminimet e bëra, Hysaj pritet që t’i mungojë Sarrit 2 deri në 3 javë, por nuk përjashtohet edhe një rikthim edhe më i hershëm. 30-vjeçari këtë sezon nuk ka luajtur një numër të lartë ndeshjesh, por ato në Ligën e Kampioneve, trajneri e ka zgjedhur titullar.

Poll

MOS HUMB