
ITALI- Pas skandalit me Pandorën, dhe ndarjes nga bashkëshorti i saj Fedez, një tjetër goditje vjen për blogeren italiane Chiara Ferragni. Pantenë, një prej kompanive që kishte si imazh Chiarën, ka vendosur që të distancohet nga blogerja italiane, në fushatën e tyre të re të marketingut.
Marka, në fakt, ka zgjedhur modelen 40-vjeçare izraelite Havi Mond si imazh për fushatën e re. Shumë komente kanë qarkulluar në rrjetet sociale: ndërsa disa bënin shaka për ngjashmërinë mes dy imazheve të modeles dhe blogeres. “Kjo modele është sozia e Chiarës”, thuhej në një koment, ndërsa një tjetër thoshte se imazhit të ri i mungon drita që reflekton Ferragni.
Ferragni ka qenë një prej ambasadoreve më të vjetra të Pantenë, ndërsa bashkëpunimi mes tyre ka nisur që nga vitit 2016.
Muajt e fundit Chiara ka ndërprerë shumë bashkëpunime, pas hetimeve ndaj saj që kanë nisur nga autoritetet italiane. Ajo akuzohet për skema mashtrimi me Pandoron, paratë nga shitja e të cilave nuk u dërguan kurrë për bamirësi.
/ZËRI