Qytetërim

“Trupi im nuk funksionon më si dikur”, futbollisti ngre padi kundër kompanisë së vaksinës anti-COVID

Padia e ngritur nga Tamuzo evidenton edhe një herë efektet anësore të mundshme të shkaktuara nga vaksinimi kundër Covid.

f.t
“Trupi im nuk funksionon më si dikur”, futbollisti ngre padi
Xavier Fumu Tamuzo

FRANCË- Futbollisti farancez i Francios Xavier Fumu Tamuzo ka ngritur një padi kundër kompanisë farmaceutike BioNTech-Pfizer. Ai ka thënë në gjykatë se trupi i tij nuk funksionon më si dikur ndaj edhe i është dashur të tërhiqet nga futbolli, shkruajnë mediat e huaja. Sipas vaksinat kundër Covid-19 janë përgjegjëse për efektet anësore që e detyruan të mbyllte karrierën në moshën 29-vjeçare. Ai shprehet se ka dhimbje në të gjithë trupin.

“Do të doja të kuptoja pse trupi im ka pushuar së funksionuari normalisht, nuk mund të eci më gjatë, vrapimi është bërë i pamundur për mua. Kam dhimbje edhe vetëm duke u ngjitur ose duke zbritur shkallët”,-u shpreh futbollisti.

Padia e ngritur nga Tamuzo evidenton edhe një herë efektet anësore të mundshme të shkaktuara nga vaksinimi kundër Covid. Seanca do të zhvillohet më 2 korrik në Paris. Tamuso dhe avokati i tij kanë paditur edhe Federatën Franceze të Futbollit. Avokati i lojtarit pretendon se shoqata është përgjegjëse për ndërprerjen e hershme të karrierës nga Tamuso.

Tamuzo nuk është futbollisti i vetëm që ka këto dyshime. Një ngjarje që shqetësoi së fundmi Italinë, me vdekjen e 26-vjeçarit Matia Giani pas një sëmundjeje në fushë gjatë një ndeshjeje. Megjithatë, hetimet duket se fokusohen mbi të gjitha në vonesën e ndihmës së shpejtë./ZËRI

Poll

MOS HUMB