
TIRANË- Ditën e djeshme Meritoni ka bërë disa deklarata të guximshme në biseda me banorët e tjera.
Fillimisht, ai ka sulmuar Heidin për të cilën mendon se del të shtunën, duke shtuar se nuk e ka llogaritur kurrë.
Më pas ka thënë se fitoren e BBV3 e meriton vetëm ai sepse i ka dhënë gjithçka shtëpisë.
“Unë s'e kam llogaritur kurrë Heidin. Ajo del të shtunën. I kam thënë ti nuk ke IQ. Për fitore unë i kam dhënë më shumë shtëpisë. Asnjë s'ka dhënë sa unë. I kam dhënë gjithçka emocion, ndjenjë.”
Pavarësisht miqësisë që ka me Romeon, Meritoni asnjëherë nuk ka pasur një marrëdhënie të mirë me Heidin. Ajo që nuk di Meritoni dhe pjesa tjetër e banorëve, është fakti që Romeo dhe Heidi janë në televotim për një vend në finale, dhe jo për t’u larguar nga shtëpia./ZËRI