Qytetërim

E bujshme, sfida Ballkani- Plzen do të luhet në Air Albania

Ballkani do të luajë më 30 nëntor në Air Albania, pasi UEFA shprehet se stadiumi "Fadil Vokrri" nuk plotëson kushtet për një sfidë të nivelit europian.

D.XH
E bujshme, sfida Ballkani- Plzen do të luhet në Air Albania
Air Albania

TIRANË – Air Albania do jetë stadiumi, ku do të luajë një sfidë në Conference League, ekipi i Ballkanit. Skuadra nga Suhareka e Kosovës do të luajë ndeshjen e katërt në fazën e grupeve përballë çekëve të Plzen, pikërisht në stadiumin modern të Tiranës.

Ky është një vendim i marrë nga UEFA. Përfaqësuesit e qeverisë së futbollit europian kanë inspektuar stadiumin “Fadil Vokrri” dhe kanë konstatuar se terreni i impliantit është dëmtuar rëndë, deri në atë masë, sa nuk vlen për ndeshje të nivelit europian.

Zgjidhja ka ardhur nga Shqipëria. Është vendosur që sfida, e cila do të zhvillohet në datën 30 nëntor, të luhet në Air Albania. Stadiumi në Tiranë mund të sjellë më tepër fat për “dardanët”, pasi përpos se do të luajnë në një fushë moderne, mund të kenë përkrahje të shumë tifozëve, nga Shqipëria dhe Kosova.

Kujtojmë se Ballkani është në një grup me ekipet e Plzen, Astanës dhe Dinamo Zagrebit. Ekipi nga Kosova ka 4 pikë dhe është në garë të fortë për kualifikim./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB