
BRITANI E MADHE- Dhjetori duket se ka qenë periudha më e mrekullueshme e vitit për më një shumë se një arsye për Dua Lipën, kjo pasi thuhet se ajo është fejuar me të dashurin e saj, Callum Turner. Krijuesja e hitit Houdini dhe aktori i Fantastic Beasts, 34 vjeç, zyrtarizuan lidhjen e tyre në Instagram në korrik të këtij viti, pasi u panë së bashku në Londër në mars.
Sipas raportimeve të mediave të huaja, çifti është shumë i dashuruar dhe janë të sigurtë se do të jenë bashkë përgjithmonë.
Një burim i tha "The Sun": Ata janë të fejuar dhe nuk mund të jenë më të lumtur. Dua ka pasur një nga vitet më të mira të karrierës së saj në aspektin profesional, dhe kjo është qershia mbi tortë. Callum është një mbështetje kaq e fortë për Duan dhe ata janë një çift i mrekullueshëm.

Mesa duket propozimi ka ndodhur gjatë Krishtlindjeve. Por ndërsa as Dua dhe as Callum nuk kanë komentuar ende fejesën e tyre, këngëtarja me origjinë shqiptare nuk është drojtur për të treguar unazën e dhuruar në foton e saj të fundit në Instagram./ZËRI