Qytetërim

Debate mes Valbonës dhe Rozanës: Ik mbushu…

Dy banoret janë përfshirë në një sherr me njëra-tjetren, i cili ka përfunduar me ofendime ku këngëtarja i ka thënë gazetares “ik mbushu”.

I.F
Debate mes Valbonës dhe Rozanës: Ik mbushu…
Rozana Radi dhe Valbona Mhilli

TIRANË- Këngëtarja Rozana Radi dhe gazetarja Valbona Mhilli janë “përplasur” sërish me njëra-tjetren brenda shtëpisë së “Big Brother”. Dy banoret janë përfshirë në një sherr me njëra-tjetren, i cili ka përfunduar me ofendime ku këngëtarja i ka thënë gazetares “ik mbushu”.

Pjesë nga debati:

Rozana: Unë flas për kë të më dojë, nuk kam kontratë të mos flas me ty. Ec, qarkullo po nuk të pëlqeu. Unë kam dalë në TV edhe kur skam bërë gjë.

Valbona: Gjithmonë ke diçka për të bërë ti, edhe kur s’ke, e bën.

Rozana: Po pusho, bëje pushim njëherë se ke gjithë ditën dërr dërr dërr bëj një gjë vetë aman, se na çmende

Valbona: Ti je cepave duke i fërkuar, unë nuk fërkoj njeri

Rozana: Kë fërkoj moj?

Valbona: Gocat dhe çunat, duke i fryrë, përr përr përr

Rozana: Ik moj mbushu andej!

Valbona: Si të mbushem?

Rozana: Ik mbushu

Valbona: Si?

Rozana: Si të duash ti?

Valbona: Si? Ti ke edhe organizata për mbrojtjen e gocve

Rozana: Po ça vajze je ti?

Valbona: Ça vajze jam?

Rozana: Asgjë!

Valbona: Jam gocë unë!

Rozana: Gocat që nuk i duan gocat nuk i mbroj unë

Valbona: Si jam unë?

Rozana: Ik me mbushu andej! Ik me mbushu!

Valbona: Po si të mbushem? Si është kjo shprehja ‘ik e mbushu’!?

Rozana: Ik e mbushu!

/ZËRI

Poll

MOS HUMB