Qytetërim

Dua Lipa i jep fund lidhjes me regjisorin grek, zbulohet arsyeja

Sipas The Sun, këngëtarja me origjinë shqiptare nuk ka ndërmend që të bëjë asnjë kompromis kur vjen fjala te karriera e saj

E.K
Dua Lipa i jep fund lidhjes me regjisorin grek, zbulohet arsyeja
Dua Lipa dhe Romain Gavras ndahen

BRITANI E MADHE- Dua Lipa është ndarë nga i dashuri i saj, regjisori Romain Gavras pas një romance tetë mujore, raporton tabloidi i njohur The Sun. Mësohet se shkak për ndarjen është bërë fakti që Dua dëshiron që të përqendrohet vetëm tek muzika përpara publikimit të albumit të saj të tretë.

Kujtojmë që këngëtarja shqiptare me famë botërore konfirmoi se kishte nisur një lidhje me Romain në mars, kur të dy u fotografuan së bashku pas përfundimit të sfilatës së Saint Laurent në Javën e Modës në Paris.

Sakaq dyshja u panë për herë të fundit duke shijuar një natë së bashku muajin e kaluar, ndërsa në verë Dua pushoi së bashku me Romain në Shqipëri dhe Greqi, ku është dhe vendi i lindjes së regjisorit.

Sipas The Sun ‘’kur vjen puna për karrierën, Dua nuk ka ndërmend që të heqë dorë, dhe as të ngadalësojë ritmin e saj”.

Lidhjet e dashurisë së Dua Lipës janë përherë në qendër të vëmendjes, më herët ka qënë e shumëpërfolur lidhja e saj me modelin amerikan Anëar Hadid, vëllanë e Bella dhe Gigi Hadid.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB