Qytetërim

Ndeshja hapëse Itali-Shqipëri? Si e komenton Buffon kombëtaren kuqezi

Sipas Buffon secila prej skuadrave që janë pjesë e Euro 2024 duhet respektuar

E.K
Ndeshja hapëse Itali-Shqipëri? Si e komenton Buffon kombëtaren
Buffon ne ceremonine e hedhjes se shortit

GJERMANI- Kreu i delegacionit të Italisë, Gianluigi Buffon, protagonist i shortit të hedhur në Hamburg pasditen e djeshme, ka dhënë një intervistë për mikrofonat e ‘Rai’ në fund të ceremonies. Ai ka thënë se pavarësisht grupit të vështirë, Italia ka shanse reale për t’u kualifikuar.

“Më duket si grupi i vitit 2012, me Spanjën, Kroacinë dhe Irlandën. Ne kaluam si të dytët dhe në këtë rast do të kalojnë edhe katër të tretat më të mira, kështu që ne kemi shanset tona. Jemi të shqetësuar, por nuk mendoj se të tjerët janë të gëzuar që na kanë në grup”.

– Sa skuadra janë më të forta se Italia në këtë Europian?

“Nga tani dhe deri në qershor, Italia do të ketë mundësinë të rritet dhe të përmirësohet më tej. Individualisht, janë 3-4 skuadra më të larta se ne, por si ekip dhe lojtarë që do të kenë një unitet mendimi në fushë, unë nuk e di se sa skuadra mund të jenë më të fortë se ne”.

– Jemi të detyruar të fitojmë në ndeshjen hapëse ndaj Shqipërisë.

“Objektivisht besoj është më mirë dhe më e ndershme të mos nënvlerësojmë asnjeri. Shqipëria është në një grup të hekurt, por duhet respektuar. Problemi do të jetë i yni, por edhe i Spanjës dhe i Kroacisë.

Nuk mund ta dimë paraprakisht nëse një barazim apo një humbje në debutim mund të rrezikojë kualifikimin: Shqipëria ka vlera dhe i ka treguar ato”.

Poll

MOS HUMB