Qytetërim

“Do shkosh nga izolimi në izolim”, Meritoni dhe Ilnisa kërcënojnë Eglën pasi foli për ngacmim: Shpifje mo është

Si Meritoni, edhe Ilnisa janë shprehur se deklaratat e Eglës për ngacmim janë shpifje, dhe se atë jashtë e pret burgu

E.K
“Do shkosh nga izolimi në izolim”, Meritoni dhe Ilnisa
Ilnisa, Meritoni dhe Egla

TIRANË- Pas debateve të ashpra që kanq pasur mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e Big Brother, Ilnisa dhe Meritoni, i kanë kujtuar Eglës gjyqin që e pret jashtë shtëpisë me gazetarin Saimir Kodra, të cilin aktorja e akuzoi për ngacmim seksual. Çifti ka vendosur që ta shfrytëzojë këtë moment delikat të Eglës, për ta sikletosur atë, duke i përmendur se është e akuzuar për shpifje, pasi ka folur pa prova për një temë që është shumë e ndjeshme.

Pjesë nga biseda

Meritoni: Do të dalë përballë para gjyqit, vetëm ti mund të thuash, që e rikthej kohën pas.

Ilnisa: Sa gjëra e presin këtë jashtë, çfarë prishje imazhi.

Egla: Rri se unë mbaj vetë përgjegjësi për veprimet e mi. Më ndodhi dhe mua, kënaqu tani, rri vazhdo punën.

Meritoni: Më akuzove mua për izolimin, po ja tani ti do të përballesh vetë me një akuzë...

Egla: Mos u merr me gjëra që janë më të mëdha se ty.

Meritoni: Po sikur ti të shkosh nga kjo mbyllje në një mbyllje tjetër. E sheh teta Eglantina që karma është e shpejtë

Egla: E di ti çfarë është karma

Ilnisa: Do ta zgjasë i zoti punës me teta Eglën

Egla: O Zot mendja është kokërr gruri

Meritoni: A ke avokat, a ke menduar

Egla: Do ta mendoj Meriton, sa të rrosh do të mësosh

Ilnisa: Shpifje është, supershpifje është

/ZËRI

Poll

MOS HUMB