Qytetërim

VD- Ferma VIP/ Robert Berisha harron mikrofonin, shpërthen në kritika për organizimin

Robert Berisha ka pasur kritika në lidhje me organizimin e spektaklit, dhe faktin që askush nuk iu ka treguar se çfarë duhet të bënin

E.K
VD- Ferma VIP/ Robert Berisha harron mikrofonin, shpërthen në kritika
Robert Berisha

TIRANË- Mbrëmjen e djeshme startoi në ekranin e Vizion Plus, Ferma Vip, format i cili u drejtua nga moderatorja Fjoralba Ponari dhe aktori Bes Kallaku.

Kjo është hera e parë që ky format vjen në Shqipëri, e padyshim rezervat janë të mëdha, për shkak se nuk dihen ende shumë detaje në lidhje me funksionimin, por dhe mënyrën se si konkurentët do të luajnë e do të përballen më pas edhe me njëri tjetrin në garë.

Përpos problemeve teknike me audion, edhe organizimi kishte disa mangësi të cilat u vunë në pah nga publiku, por edhe nga vetë konkurrentët.

Robert Berisha, duke mos e ditur se ishte në transmetim, po i tregonte konkurrentes tjetër Rigelsa Cybi pakënaqësitë e tij në lidhje me programin. Ai tha se askush nuk i kishte orientuar se si duhet të futeshin në fermë, dhe rezervat e tij kishin të bënin pikërisht me organizimin.

“As nuk na treguan ku të ikim, as çfarë të bëjmë. Organizimi është…”– u shpreh Roberti, ndërsa më pas u ndërpre nga moderatorja, duke e lënë kështu diskutimin e tyre përgjysmë.


Nga ana tjetër kritika kishte dhe për cilësinë e transmetimit dhe kamerave, sigurisht duke e krahasuar edhe me Big Brother, që në vitet e fundit ka thyer rekorde audience. /ZËRI

Poll

MOS HUMB