
TIRANË- Mbrëmjen e djeshme startoi emisioni “Ferma Vip” në Vizion Plus, ku pjesë e kastit ishin dhe këngëtaret Çiljeta Xhilaga dhe Elsa Lila. Teksa shpjegonin arsyet se pse janë bërë pjesë e këtij formati, Çiljeta tha se ajo e mendon pleqërinë e saj duke e kaluar në një fshat.
“Besoj se do jetë një eksperiencë shumë e burkur, që unë të mësoj këto gjërat që të jem e parapërgatitur për atë fazën finale. Në jetën time nuk kam armiq, por kam vetëm miq. Jam një natyrë që kur e marr një gjë përsipër, jam e aftë ta çoj deri në fund. Jam aq e pjekur sa të di t’i kuptoj gjërat e padrejta. I dua të gjithë, por di t’i vë dhe një barrierë në gjithëve. Jam shumë tolerante dhe mundohem gjithmonë ta vras dikë me butësi”, tha Xhilaga.
Ndërkohë këngëtarja Elsa Lila në klipin e saj u shpreh shumë e lumtur që do të jetë pjesë e këtij spektakli, të cilin e cilësoi një eksperiment social shumë interesant.
“Që e vogël shpesh shkoja në fshat për t’u marrë me punë fshati dhe shpesh i kam bërë duart pis. Tani jam gati për t’i bërë sërish duart pis me kafshët. Të jetuarit në komunitet me një grup njerëzish që nuk njihen me njëri-tjetrin është një eksperiment social shumë interesant, përpara kamerave është shumë më interesant.
Të jetuarit me një grup njerëzish përpara kamerave sëbashku me një grup kafshësh dhe bimësh është akoma edhe më interesant. Po hyj në këtë eksperiment social duke krijuar një familje të madhe të improvizuar para kamerave, natyrës kafshëve dhe bimëve”, tha Elsa Lila. /ZËRI