Qytetërim

Humbja e thellë ndaj Kilit, Sylvinho: 3 gola ishin tepër, na duhet më shumë ritëm

Kjo është humbja e dytë që Kombëtarja Shqiptare e Futbollit pëson nën drejtimin e teknikut brazilian

E.K
Humbja e thellë ndaj Kilit, Sylvinho: 3 gola ishin tepër, na duhet
Sylvinho

ITALI- Ndeshja e djeshme që Shqipëria luajti me Kilin në Itali, është për t’u harruar shpejt, megjithatë trajneri dhe lojtarët do të duhet që të kenë nxjerrë disa mësime, veçanërisht në mbrojtje, ku pësuam 3 gola. Në një prononcim për mediat pas ndeshjes, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, u shpreh se Kili është skuadër e fortë, e megjithatë 3 gola të pësuar ishin shumë.

Trajneri kërkon nga kuqezinjtë që të kenë më shumë ritëm dhe të sakrifikojnë në fushë, ndërsa tha se gjatë ditës së sotme do të bëhet dhe një analizë më e mirë e humbjes.

“Futbolli kështu është, edhe fitohet edhe humbet. Sot u mërzita shumë veçanërisht për golin e 2 dhe të 3. Futbollistët e dinë që këto nuk i cilësojnë si miqësore dhe janë skuadra shumë të forta. Kili dhe Suedia janë dy skuadra shumë të forta që luajnë në nivele shumë të larta. 3 gola ishin të tepërt, duhet të përmirësohemi sepse kemi kompeticion shumë të rëndësishëm përpara. 25 minutat e para na mungoi intensiteti, duhet të luajmë 90 minuta me të njëjtin intensitet, me zemër në fushë dhe nuk duhet ta humbasin këtë karakteristikë”.

Sa i përket golit të parë, Sylvinho tha se ai duhet të ishte anuluar pasi topi u prek me dorë nga lojtari kilian. Pavarësisht kësaj, trajneri shprehet se duhet më shumë punë nga skuadra për të luajtur denjësisht në Kampionatin Europian.

“Duhet ta shikojmë ndeshjen me qetësi nesër, goli i parë duhej anuluar patjetër. 0-3 ishte shumë, nuk jam i kënaqur për ritmin, na duhet intensitet për të shkuar në Europian në mënyrën e duhur”, tha më tej tekniku.

Nga ana tjetër, një prej lojtarëve që u aktivizua në pjesën e dytë të ndeshjes, Armando Broja, është shprehur optimist dhe i kënaqur me rikthimin e tij.

“U kënaqa shumë që u ktheva. U kënaqa dhe i falenderoj shumë shqiptarët. Kur më ka ardhur topi me gjoks isha me shpinë te porta, u desh ta bëja gol. Kur luan më shumë munita dhe kur je në formë nxehesh më mirë dhe mund të bëj gola. Kam ardhur nga një dëmtim i madh dhe jam akoma duke u rikuperuar. Për mua është një gjë e madhe që munda të rikthehesha me kombëtaren, është objektivi më i madh për mua. E di se rastet i shohin të gjithë, por kështu mund të mësoj edhe prej tyre. Kam qenë shumë kohë jashtë, 10 muaj e gjysmë, është e vëshirrë edhe mendërisht dhe për një lojtar të ri si unë, është gjë e madhe edhe për mua”, u shpreh Armando Broja./ZËRI 

 

Poll

MOS HUMB