
BRITANI E MADHE- Pas njoftimit tronditës të Kate Middleton, e cila përmes një video-mesazhi njoftoi se kishte kancer në moshën 42-vjeçare, nga interneti mbërritën shumë mesazhe solidariteti për princeshën, përfshirë ato nga mbreti Charles dhe Harry me Meghan.
Por, ndër të tjera, bie në sy reagimi i vëllait të saj James. Përmes një postimi në Instagram, ku ka postuar një foto me Kate teksa kanë qenë fëmijë, ai i jep kurajo motrës për ta fituar këtë sfidë.
"Kemi ngjitur shumë male së bashku ndër vite. Si familje do ta ngjitim edhe këtë", shkruan vëllai 36-vjeçar i Kate.
James Middleton, vëllai i vogël i Kate, jeton një jetë shumë të rezervuar, larg oborrit dhe vëmendjes së botës, duke mos e shfrytëzuar kurrë deri tani lidhjen e tij të gjakut me mbretëreshën e ardhshme, për t'u shfaqur. Së fundmi është publikuar biografia e tij, “Meet Ella”, kushtuar qenit të tij, “që i shpëtoi jetën”, siç shprehet menjëherë në titull.
36-vjeçari nuk e ka fshehur asnjëherë se ka vuajtur nga depresioni në të kaluarën dhe, nga ajo periudhë e errët, kujton edhe mbështetjen e motrave të tij Kate dhe Pippa, si dhe gruas së tij, Alizée Thevenet, e martuar në vitin 2021, dhe qeni i tij Ella.
/ZËRI