
TIRANË – Në primen e së martës, nga shtëpia e Big Brother Vip doli gazetari Ervis Myrtaj. Ai doli nga BBVIP, pasi ishte në nominim së bashku me Romeo Veshajn dhe Heidi Bacin.
Mirëpo, programi njoftoi se atë mbrëmje do të kishte edhe një tjetër eliminim. Kështu, pas një votimi të hapur për të gjithë banorët e shtëpisë, u eliminua banorja Dea Vieri.
Blogerja më pas ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku përgjigjej për fansat e saj se përse doli nga Big Brother. Ndërsa, përgjigja e saj ishte se nuk është ndonjë gjë e madhe se doli nga BBVIP. “Pse dola? Dola. Nuk është ndonjë gjë e madhe”, ishte përgjigja e Dea Vierit.
Ndërsa, një ndjekës ka qenë më i ashpër, duke i thënë Deas se ajo nuk doli vetë, por se e nxorën. Dea ka habitur jo pak me përgjigjen. Ajo tha se Ori ishte ajo që e ka nxjerë nga shtëpia e Big Brother Vip, pasi nuk pranoi që të lidhej me Fatjon Kuqarin. A mendoni ju se ka të drejtë Dea?/ZËRI/