Qytetërim

Degjeneron sherri në Big Brother, Egla i derdh gotën me verë në sy Meritonit: O psikopate, o e çmendur

Egla shumë herë ka luajtur në limitet e lojës, duke cënuar edhe fizikisht banorët, megjithëse nuk është marrë asnjë ndëshkim për të

E.K
Degjeneron sherri në Big Brother, Egla i derdh gotën me verë
Egla dhe Meritoni

TIRANË- Ka degjeneruar sërish në cënime fizike debati mes Egla Cenos, dhe çiftit Meriton dhe Ilnisa. Konflikti ka ndodhur pas spektaklit të mbrëmjes së djeshme, dhe ka nisur me Meritonin, që i ka shtuar verë në gotë Eglës, duke aluduar se ajo është e alkoolizuar. Kaq është dashur që më pas aktorja të degjenerojë edhe në cënim fizik, duke ia hedhur Meritonit dy herë gotën me verë në kokë, e madje në njërin prej rasteve, duke e lënduar edhe në sy.

Meritoni i është drejtuar aktores duke i thënë se “je një femër psikopate dhe e çmendur”.

Në debat është përfshirë edhe partnerja e Meritonit, Ilnisa e cila është përplasur ashpër me Eglën, duke i thënë asaj “pise femër, fundërinë”. Romeo ishte një prej banorëve që u mundua të qetësonte Eglën, por aktorja i ka kërkuar që të mos ndërhynte, duke i thënë se po mbronte shokun e tij, Meritonin.

Pjesë nga debati i ashpër:

Meriton Mjekiqi: Njeriu më i keq që kam parë. A e din që je njeri i keq

Egla Ceni: Ti çfarë po bën me gjestin tënd?

Meriton Mjekiqi: Je duke u dehur dhe po bën veprime që nuk duhet.

Egla Ceno: Po ti çfarë po bën, e do prapë në kokë ? Urdhëro (i derdh gotën me verë në kokë)

Meriton Mjekiqi: Ti je e marrë, ti je njeriu më i keq që kam njohur unë. Pse je kaq e pasjellshme

Egla Ceno: Sepse kështu jam

Meriton Mjekiqi: Ti je shembulli me i keq, je grua e keqe

Egla Ceno: Dhe ti je çun i keq

Meriton Mjekiqi: Ti je vajzë e poshtër, dehesh dhe sillesh kështu

Egla Ceno: Kam qejf

Meriton Mjekiqi: E  di pse ? Sepse je e vetmuar brenda shtëpisë, e ke zemrën e keqe. Cdo ditë tregon veten. Po nuk është ky shembulli

Egla Ceno: Vazhdo bëjë dhe këtë do kesh gjithmonë nga mua

Meriton Mjekiqi: Ti je një vajzë e poshtër

Egla Ceno: Edhe ti je djali i poshtër, ti dhe ajo jeni horror.

Meriton Mjekiqi: Ti duhesh trajtuar ndryshe

Egla Ceno: Si? Do të më rrahësh

Meriton Mjekiqi: Ti je psikopate, a je e çmendur, as llogjikon. A mendon ti kur vepron?

Egla Ceno: Po ti mendon?

Meriton Mjekiqi: Ik, njeri i keq

Ilnisa Agolli: O pise femër, po ca të ka mbetur, si rri në këtë shtëpi ti, o pise femër, o grua që nuk meriton të quhesh grua. Kapeni dhe nxirreni për zhelesh, ashtu sic do të kapin jashtë për zhelesh, o poshtërsirës, o ndyrësirë.

Egla Ceno: Je ti! Bëjeni prapë dhe prapë kështu do e keni. Do edhe ti ndonjë gotë me verë kokës?

Ilnisa Agolli: Nga ty, po hajde guxo?

Egla Ceno: Mu afro dhe shihe

Ilnisa Agolli: Unë nuk i ndyj duart dhe gojën me fundërina si ty

Egla Ceno: Fundërinë je vetë

Ilnisa Agolli: E di mirë ti sa vlen, pise femër. Fundërrinë

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB