Qytetërim

I doli emri në dosjen "Diddy"/ 50 Cent 'thumbon' ish-partneren

Joy u përmend në padi së bashku me ish-partnerin e Combs, Young Miami, pasi dyshohet se merrte kompensim financiar për punën seksuale me themeluesin e Bad Boy Records.

k.m.
I doli emri në dosjen "Diddy"/ 50 Cent 'thumbon'
Daphne Joy dhe 50 Cent

SHBA- Reperi i njohur amerikan "50 Cent" ka mohuar akuzat se ka përdhunuar dhe dhunuar fizikisht ish-partneren e tij, Daphne Joy. Një përfaqësues i reperit ndau në një deklaratë me "The Hollywood Reporter", duke u shprehur se: Akuzat shqetësuese në deklaratat e paraqitura kohët e fundit në një çështje gjyqësore që përfshin Daphne Joy, nëna e fëmijës tim 12-vjeçar, më kanë detyruar të marr të gjithë veprimet e nevojshme ligjore për të mbrojtur djalin tim, Sire.

Daphne Joy e akuzoi reperin për përdhunim pasi ai e talli duke e etiketuar si "punonjëse seksi" për llogari të reperit tjetër, Puff Diddy Combs. Joy u përmend në padi së bashku me ish-partnerin e Combs, Young Miami, pasi dyshohet se merrte kompensim financiar për punën seksuale me themeluesin e Bad Boy Records.

"Sean Combs mburrej se kishte disa gra me pagë mujore ... dhe i përdorte si punonjëse seksi,"- shkruhej në padinë e Jones, duke identifikuar Daphne Joy, ish të dashurën e Combs, Yung Miami dhe modelen e Instagramit Jade Ramey si disa nga gratë, të cilat i kanë marrë ato pagesa. Pas publikimit të lajmit, "50 cent" postoi në Twitter: Nuk e dija që ishe punëtore seksi, o punëtore e vogël seksi. LOL.

Megjithatë, Joy që atëherë i ka mohuar akuzat, duke shkruar në Instagram: Jam thellësisht e lënduar nga gënjeshtrat në padinë e Rodney Jones. Pretendimi se jam punëtore seksi është 100% i rremë.

Çifti ishte në një lidhje në vitin 2011 përpara se të mirëprisnin djalin e tyre në 2012 dhe përfundimisht u ndanë pak më vonë./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB