
TIRANË- Një nga lidhjet më të komentuara është ajo e ish-banores së "Big Brother VIP" dhe biznesmenit nga Kosova, Erolld Belegu. Edhe pse në rrjet ka pasur kritika për shkak të diferencës së moshës, duket se kjo gjë nuk e ka ndikuar çiftin.
Së fundmi, në një intervistë për emisionin “Prive”, Erolld Belegu, ka treguar më shumë rreth vetes, por edhe për marrëdhënien e tij me Diolën, duke treguar edhe mënyrën sesi janë njohur. Ai ka treguar se me Diolën janë njohur në një koncert të cilin e kishte organizuar këngëtarja Vesa Luma.
“Të tregoj drejt ishte krejt rastësisht. Unë shkova në koncert të Vesa Lumës dhe ajo ishte prezente. Unë as nuk kam ditur për ekzistencën e Diola Dostit, sepse unë nuk e shikoj Big Brother, por as ajo nuk ka ditur për mua. Vesa më së pari na ftoi, ishim ulur afër njëri-tjetrit, pak me insistimin tim, dhe ashtu u njoftuam aty dhe prej aty, shumë shpejt u zhvilluan gjërat,"-tregoi ai.
Por i pyetur për dasmën, ai shtoi se nuk e kanë menduar dhe për momentin po fokusohen që lidhja e tyre të shkojë mirë.
“Herët është për martesë, ne e kemi më së shumti me rëndësi lidhja të na shkojë mirë. Tregova që jam organizator i mirë, kështu që kur të vimë aty, lehtë është ajo pjesë”./ZËRI