
SHBA- Për javë të tëra, gëlonin thashethemet që Dove Cameron dhe Damiano David ishin në një lidhje. Por fotot e paparacëve të publikuara nga revista italiane Chi kanë konfirmuar gjithçka! Fotot shfaqin aktoren 27-vjeçare dhe këngëtarin 24-vjeçar të grupit Maneskin duke ndarë puthje dhe përqafime në një plazh në Sydney të Australisë.
Në foto të tjera, dyshja u panë duke shëtitur dorë për dore përgjatë plazhit. Thashethemet për Damiano dhe Dove nisën për herë të parë disa javë më parë kur ajo u pa duke lënë koncertin e Maneskin në Brazil.
Kush është Dove Cameron?
Ajo ka lindur më 15 janar 1996 dhe është një këngëtare dhe aktore amerikane. Ajo njihet më së shumti për rolet e saj si Liv dhe Maddie Rooney në sitcomin e Disney Channel, Liv and Maddie. Cameron filloi karrierën e saj si aktore në shfaqjet skenike si Les Misérables dhe The Secret Garden. Në vitin 2012, ajo mori pjesë në Disney Channel Original Movie Bits and Pieces, i cili nuk u transmetua kurrë./ZËRI