Qytetërim

Caktohet data e divorcit të Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, si do të ndahet pasuria e ish-çiftit

Të dy kanë arritur një marrëveshje dhe do të divorcohen më 20 shkurt.

I.F
Caktohet data e divorcit të Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, si do të
Ben Affleck dhe Jennifer Lopez

LOS ANGELES- Këngëtarja Jennifer Lopez dhe aktori Ben Affleck, kanë caktuar datën e divorcit të tyre disa muaj pasi lajmëruan se janë ndarë. Ata u martuan në vitin 2022, dhe dy javë pas përvjetorit të dytë të martesës së tyre, ata lajmëruan se po divorcohen.

Të dy kanë arritur një marrëveshje dhe do të divorcohen më 20 shkurt. Çifti ranë dakord që secili të ruante pronën që fituan gjatë martesës, duke përfshirë një rezidencë prej 61 milionë dollarësh në Beverly Hills që ata blenë së bashku. Edhe pse nuk kishin një marrëveshje paramartesore, pasuria e tyre totale është rreth 550 milionë dollarë, nga të cilat Jennifer Lopez ka fituar 400 milionë.

Ben Affleck do të mbajë aksionet e tij në kompaninë “Artists Equity”, të cilën e themeloi në vitin 2022 me mikun Matt Damon, e cila është përgjegjëse për filma si “Air”, “The Açountant 2” dhe “Unstoppable”. Jennifer Lopez, megjithatë, thuhet se fiton rreth 40 milionë dollarë në vit, ndërsa paga e Affleck ndryshon, por në vitin 2020 ishte 55 milionë dollarë.

Edhe pse vendosën t’i japin fund martesës së tyre, Lopez dhe Affleck mbeten sërish miq, për hir të fëmijëve të tyre. Ben ka tre fëmijë me ish-bashkëshorten Jennifer Garner, ndërsa Jennifer Lopez ka një djalë dhe një vajzë nga martesa me këngëtarin Marc Anthony. /ZËRI

Poll

MOS HUMB