TIRANË- Mesa duket ish-banorët e Big Brother VIP 3, Romeo Veshaj dhe Heidi Baci, të cilët përfunduan lidhjen e tyre disa muaj më parë, i kanë dhënë një shans njëri-tjetrit. Ish-çifti u njoh brenda shtëpisë së “BBVA3”, romanca e tyre vazhdoi pak kohë jashtë, por më pas ata u ndanë. Dhe pse nuk e pranuan asnjëherë publikisht ndarjen, dyshja vendosën të mos ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram dhe fshinë fotot e tyre.
Pas ndarjes, Heidi, e cila u bë pjesë e panelit të “Goca dhe Gra” vendosi ta lërë atë në gjysmë dhe të kthehet në Itali për arsye personale. Por, lëvizja e tyre e fundit, e cila nuk kaloi pa u vënë re, tregon se ata mesa duket i kanë dhënë një shans të dytë njëri-tjetrit. Ata kanë vendos të rindjekin sërish njëri-tjetrin në Instagram.
/ZËRI