Qytetërim

Pas lirimit nga detyra të Voshtinës, hapet konkursi për Drejtor të Përgjithshëm në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit

Ministri i Kulturës Blendi Gonxhja, përmes një postimi në rrjetet sociale njoftoi se është hapur konkursi.

I.F
Pas lirimit nga detyra të Voshtinës, hapet konkursi për Drejtor
Foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka njoftuar se ka shpallur konkursin për pozicionin Drejtor i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOBAP). Më parë kjo detyrë mbahej nga Abigeila Voshtina, e cila u lirua nga detyra nga Këshilli i Ministrave më 13 dhjetor 2024.

Ministri i Kulturës Blendi Gonxhja, përmes një postimi në rrjetet sociale njoftoi se është hapur konkursi.

“Një mundësi e artë për të udhëhequr një nga institucionet më të rëndësishme të artit dhe kulturës në vend, si dhe një mundësi për të lënë gjurmë në historinë kulturore të Shqipërisë”, shkroi ministri.

Pas lirimit nga detyra të Voshtinës, u emërua Drejtor i Komanduar në TKOBAP kompozitori i njohur Aulon Naçi.

Këto janë kriteret e vendosura nga MEKI:

Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion;

Të ketë përvojë të konsiderueshme në drejtim dhe menaxhim në fushën e artit, si dhe në drejtimin e projekteve kulturore;

Të ketë përvojë në konceptimin dhe ekzekutimin e projekteve afatgjata në fushat e artit dhe të kulturës;

Të ketë përvojë në krijimin/vënien në jetë të strategjive financiare, me qëllim realizimin e projekteve/aktiviteteve artistike.

Afati i fundit për aplikim është data 24 janar 2025. /ZËRI

Poll

MOS HUMB