
FRANCË- Pas një hetimi 7-vjeçar, Fréneric Pessier, 52 vjeç, është dënuar me burg përjetë për vrasjen me dashje të 12 pacientëve të tij. Pessier, një ish-anesteziolog nga Besançon tërhoqi vëmendjen kur informoi autoritetet për tre arreste kardiake "të pashpjegueshme" të pacientëve gjatë operacioneve. Besohet se midis 10 tetorit 2008 dhe 20 janarit 2017, Pessier kontaminoi serumin e pacientëve në dy klinika private në Besançon për t'ju shkaktuar atyre arrest kardiak.
Më pas, kishte në plan që t'i risillte në jetë për t'i treguar aftësitë e tij kolegëve të tjerë në spital. Po ashtu, duke treguar aftësitë e tij, donte që edhe të prishte reputacionin e kolgëve me të cilët kishte pasur konflikte. Sipas Neës Bulletin 24!7,në shumicën e rasteve, ekspertët thanë se kishte "prova të forta" se mjeku u jepte pacientëve doza fatale para se të futeshin në operacione.
"Rasti është i paprecedentë dhe nuk po flasim për një rast eutanazi. Është diçka unike sepse qëllimi nuk ishte të lehtësoheshin pacientët që vuanin. Po flasim për njerëz që, në shumicën e rasteve, ishin në gjendje të mirë dhe do t'i nënshtroheshin operacioneve të vogla dhe për këtë arsye jeta e tyre nuk ishte në rrezik,"- tha Etienne Mandeau, një nga hetuesit e çështjes.
Një version tjetër është se objektivi i të pandehurit nuk ishin vetë pacientët, por mjekët e tjerë të spitalit.
"Ai ndërhyrnte kur kishte një "problem" dhe gjithmonë e gjente zgjidhjen. Ai besonte se ishte më i miri, kishte krijuar imazhin e shpëtimtarit,"- thanë ish-kolegët e tij në gjyq.
Në rastet kur pacientët vdisnin, ai ishte në konflikt të hapur me kolegët e tij dhe për t'u hakmarrë ndaj tyre, pacientët ndërronin jetë. Ky ka qenë skenari për të paktën 12 viktima./ZËRI