VLORË- Kryeministri Edi Rama ka nisur pushimet, ashtu siç e lajmëroi vetë, duke zgjedhur sërish Dhërmiun. Teksa po pushon në vilën qeveritare në Dhërmi, Rama është parë mbrëmjen e djeshme edhe në fshatin e Vunoi, në vendlindjen e nënës së tij.
Por veshja e tij, edhe njëherë tjetër ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve në plazh, të cilët kanë shkrepur foto.
Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, Rama ecën zbathur në kalldrëm e më pas ndalon për të pirë kafe në qendër të fshatit. Madje, edhe pse pa këpucë veshur, nuk e ka problem që të ndalojë dhe të diskutojë me banorë të zonës që e ndalojnë për të folur me të.
Tek e fundit, me pushime është.../ZËRI
FOTOT E RAMËS NË VUNO: