
PARIS- Një nga yjet më të shndritshëm të Lojërave Olimpike është larguar nga fshati i sportistëve pasi dyshohet se ka krijuar një “ambient të papërshtatshëm” për atletët e tjerë. Notarja Luana Alonso nuk ia doli aq mirë në garë, duke përfunduar e gjashta në 100 metra flutur – 0.24 sekonda prapa Ana Nizharadze të Gjeorgjisë – u skualifikua nga lojrat olimpike...sepse ishte shumë "e bukur".
Lajmi për largimin e notares paraguaiane Luana Alonso nga fshati olimpik për “sjellje të papërshtatshme” shkaktoi shumë diskutime. Ndonëse zyrtarët paraguaianë nuk e shtjelluan vendimin e tyre se përse e kishin larguar nga ekipi, shtuan vetëm se rania e 20-vjeçares Alonso ndikon negativisht tek bashkatdhetarët e saj.
Sipas Daily Mail, një nga gjërat që i mërziti ishte se Alonso zgjodhi të vishte rrobat e saj, në vend të atyre të delegacionit të Paraguajit. Ajo kishte postuar edhe foto në rrjetet sociale nga shëtitja e saj në Paris dhe vizitat e saj në butikë veshjesh dhe restorante. Alonso ka vizituar edhe 'EuroDisney'.
Pas bujës së shkarkimit të saj, Alonso tentoi t'i përgjigjej me një postim në Instagram në orët e para të ditës së sotme, ku shkruante: Dua të bëj të qartë se nuk jam pushuar nga puna, as më dëbuar nga askund, ju lutem mos shpërndani informacione të rreme. Nuk dua të them asgjë më shumë, por nuk do të lejoj që gënjeshtrat të ndikojnë tek unë.
Një javë më parë ajo njoftoi tërheqjen e saj nga noti me një postim në rrjetet sociale.
"Tashmë është zyrtare! Po tërhiqem nga noti, faleminderit shumë të gjithëve për mbështetjen! Më fal Paraguaj!”- ka shkruar ndër të tjera në Instagram.Alonso mban një profil mjaft aktiv në Instagram, duke postuar video dhe foto si nga pishina, ashtu edhe nga përditshmëria e saj, ku nuk heziton të tregojë anën e saj seksi. Anë që e penalizoi!/ZËRI