Qytetërim

Kujdes kur i zgjidhni...edhe letrat higjenike me përmbajtje kimikatesh!

PFAS gjenden pothuajse kudo: në sapunë, shampo, produkte pastrimi, veshje, ambalazhe ushqimore, plastikë dhe, siç kanë zbuluar studimet e fundit edhe në produktet menstruale, duke përfshirë tamponët.

M.M
Kujdes kur i zgjidhni...edhe letrat higjenike me përmbajtje kimikatesh!
Foto ilustruese

SHBA- Sipas një studimi të sapo botuar në "Environmental Science & Technology Letters", ka shumë arsye për t'u shqetësuar për letrat higjenike: një pjesë e madhe e tyre, duke përfshirë markat kryesore më të shitura në mbarë botën, rezulton të jetë një tjetër burim i substancave polifluoroalkile (PFAS).

Të njohura gjithashtu si "kimikatet e përjetëshme", ato lidhen me një sërë sëmundjesh shëndetësore, duke përfshirë: fertilitetin, hipertensionin tek grate shtatzëna, rritjen e rrezikut të disa llojeve të kancerit, vonesat në zhvillim tek fëmijët, peshën e ulët të lindjes, parregullsitë hormonale, kolesterolin e lartë, efektivitetin e reduktuar të sistemit imunitar, raporton  "Time Magazine".

PFAS gjenden pothuajse kudo: në sapunë, shampo, produkte pastrimi, veshje, ambalazhe ushqimore, plastikë dhe, siç kanë zbuluar studimet e fundit edhe në produktet menstruale, duke përfshirë tamponët.

Studimi i ri, i udhëhequr nga Timothy Townsend i Departamentit të Shkencave të Inxhinierisë Mjedisore në Universitetin e Floridës në Gainesville, mori mostra të dy markave të disponueshme në treg të letrës higjienike duke kërkuar për praninë e 34 llojeve të ndryshme të PFAS.

Forma të ndryshme të kimikatit përdoren në prodhimin e letrës, duke shërbyer si agjentë lagështues për të rritur efikasitetin e procesit të tulëzimit.

"Rezultatet tona sugjerojnë që letra higjienike duhet të konsiderohet si një burim potencialisht kryesor i PFAS që hyn në sistemet e ujërave të zeza," shkruajnë studiuesit./ZËRI

Poll

MOS HUMB