
SHBA- Jennifer Lopez është "e zemëruar" dhe "poshtëruar" për ndarjen e saj nga Ben Affleck. Kështu të paktën raporton Page Six. Duket se dramat e këtij çifti do të vazhdojnë edhe pse në prag divorci.
“Ajo është e tërbuar, ai e ka poshtëruar atë,”- janë vetëm disa nga citimet e të afërmve të këngëtares për "Page Six". JLo dhe Affleck u rikthyen tek njëri-tjetri në korrik 2021, pas ndarjes së Lopez nga ish i fejuari i saj, Alex Rodriguez, në prill 2021. Lopez, 55 vjeç, dhe Affleck, 51 vjeç, më parë ishin të lidhur nga viti 2002 deri në 2004 pasi luajtën së bashku në filmin "Gigli".
"Ai e ka poshtëruar atë sepse ajo e cilësoi atë si dashurinë më të madhe të jetës së saj. Ata bënë dy dasma dy vjet më parë. Ky është një lloj rekordi.”
Çifti u arratis për në Las Vegas në korrik 2022 dhe më pas, patën një tjetër festë dasme në shtëpinë e Affleck në Riceboro, Georgia. Thuhet se edhe ylli i “Hustlers” është mërzitur për shkak se në këtë marrëdhënie janë përfshirë fëmijët përkatës të çiftit.
"Janë pesë fëmijë të përfshirë në këtë që ka ndodhur. Ajo e dinte se ata do të përzienin familjet. JLo akoma nuk e ka pranuar plotësisht se gjithçka ka mbaruar,”- thonë të afërmit e saj.

Albumi i Lopez, "This Is Me… Now" dhe dokumentari shoqërues i Amazon Prime, "The Greatest Love Story Never Told", me yllin Affleck, u frymëzua nga marrëdhënia e tyre./ZËRI