
SHBA- Ndarja e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck duket se është një fakt. Miqtë e çiftit kanë pohuar për "DailyMail.com" se aktori 51-vjeçar dhe këngëtarja 55-vjeçare po divorcohen pasi një përpjekje e fundit për t'u pajtuar javët e fundit dështoi.
"Dokumentet e divorcit të çiftit janë finalizuar, por nuk janë dorëzuar ende,"-pohojnë burime të shumta.
Lajmi vjen pas blerjes nga Affleck të një banese me çmim 20.5 milionë dollarë në Pacific Palisades, fiks në ditën kur Lopez mbushi 55 vjeç.
Kjo blerje erdhi vetëm disa ditë pasi çifti nxorri në shitje rezidencën e tyre në Beverly Hills për 68 milionë dollarë. Miqtë e këngëtares shtuan se blerja surprizë e aktorit ishte një 'thikë në zemër' për JLO.
“Ata i kanë finalizuar dokumentet e divorcit një muaj më parë, por presin momentin e duhur për t’i depozituar. Në atë kohë, ata do të lëshojnë një deklaratë të përbashkët duke thënë se sa shumë e duan njëri-tjetrin dhe si luftuan për t'ia dalë, por nuk ia dolën. Sinqerisht, në fund nuk arritën dot në një kompromis. Ajo që ata kishin më parë është zhdukur dhe të dy e kanë pranuar këtë fakt,”-thanë të afërmit e tyre.
Dalja e tyre e fundit së bashku ishte marsin e kaluar, me Jennifer që kaloi pjesën më të madhe të verës në Bregun Lindor të SHBA, ndërsa Ben qëndroi më së shumti në Los Angelos./ZËRI