Qytetërim

Adriano Çelentano i del në krah Fedez-it: Më pëlqeve, ishe i fortë

Adriano Celentano mbështet Fedez pas intervistës

E.K
Adriano Çelentano i del në krah Fedez-it: Më pëlqeve, ishe
Fedez dhe Celentano

ITALI- Këngëtari i njohur italian Adriano Çelentano në krah të Fedez. Pas intervistës së reperit me Francesca Fagnanin gjatë programit Belve, Molleggiato shprehu përmes rrjeteve sociale mbështetjen e tij për artistin. “Përshëndetje Fedez! Më pëlqeve mbrëmë! Ishe i fortë!!!", ka shkruar Celentano në llogarinë e tij në Instagram.

Më pas duke shtuar disa fjalë kushtuar bashkëshortes së reperit: "Një përqafim dhe një puthje Chiara!!!". Fjalë që zbulojnë jo vetëm afërsinë e artistit me kolegun e tij të ri, por ndoshta edhe shpresën për t'i parë sërish Ferragnez-ët bashkë.

Prandaj, Adriano Celentano nuk e fsheh se e vlerësoi intervistën e shumëpritur të Fedez për Belve. Një intervistë në të cilën reperi foli për veten pa filtra deri në lot, duke kaluar nga episodet e dhimbshme të së shkuarës tek dashuria e madhe për fëmijët e tij, Leone dhe Vittoria. Dhe më pas kriza me sipërmarrësen digjital që vazhdon të quajë "gruaja ime. Është ende ligjërisht”.

Një krizë e cila u ndikua edhe nga çështja Balocco, edhe pse nuk ishte arsyeja e ndarjes së tyre. Këngëtari më pas shpjegoi se influencuesja, sipas tij, duhej të mbrohej sepse në Pandoro-Gate përgjegjësitë nuk janë vetëm të sajat, por edhe të menaxherit të saj. Por ai e mbyll intervistën duke shpjeguar se “Chiara është nëna e fëmijëve të mi, ajo mbetet gruaja më e rëndësishme në jetën time”.

 

Poll

MOS HUMB