Qytetërim

Fedez e pranon: U ndava nga Chiara pas skandalit me ëmbëlsira

k.m.
Fedez e pranon: U ndava nga Chiara pas skandalit me ëmbëlsira
Fedez

ITALI- Fedez sapo është kthyer nga një udhëtim me fëmijët në Miami dhe ka dhënë një intervistë për mediat italiane. Intervista e plotë do të publikohet sonte në darkë, por "TgCom" ka nxjerrë disa pjesëza nga rrëfimi i reperit italian, i cili emrin e vërtetë e ka Federico Leonardo Lucia.

Për herë të parë pas ndarjes nga Chiara Ferragni, Fedez pranon se martesa e tyre u shkatërrua nga skandali "Pandoro".

"A ka ndikuar çështja Balocco në krizën e martesës? Po, po, po,"- thotë reperi, duke pranuar se çështja ligjore nuk mund të mos kishte ndikim në historinë e tij të dashurisë me influenceren. Po ashtu, tregoi se jeta e tij me Chiara Ferragnin kishte probleme, pasi ajo kishte një rutinë të ngjeshur, kurse atij i pëlqente qetësia e shtëpisë së tyre.

Chiara Ferragni, blogerja e famshme italiane, në dhjetor të vitit 2022 promovoi një produkt të ri, në bashkëpunim me kompaninë Balocco. Bëhej fjalë për një panettone, që sigurisht do mbante emrin e Chiara-s sipër dhe kushtonte 9 euro, ndërkohë që çmimi normal për një ëmbëlsirë të llojit të tillë është 4 euro. Qëllimi për këtë rritje çmimi ishte që të ardhurat e marra nga shitja e këtij produkti të shkonin për bamirësi në një spital fëmijësh, pra çmimi justifikohej disi. Mendohet që nga ky bashkëpunim të jenë fituar rreth 1 milionë euro, por ka rezultuar që asnjë qindarkë nuk ka shkuar për bamirësi. Ky zbulim u bë nga inevstigimi i autoriteteve italiane, ndaj dhe Chiara bashkë me kompaninë u gjobitën me një shumë prej 1.75 milionë eurosh, për shkak të “skemës” që kishin bërë për të marrë para./ZËRI

Poll

MOS HUMB