Qytetërim

Atalanta e Gjimshitit shokon Liverpool, fitojnë 0-3 në ‘Anfield’

Fitorja e italianëve ka qenë pak e pritshme

E.K
Atalanta e Gjimshitit shokon Liverpool, fitojnë 0-3 në
Festimi i golit

ANGLI- U luajtën mbrëmjen e djeshme 4 sfidat e para çerekfinale të Ligës së Europës, ku u shënuan në total plot 9 gola.

Padyshim që surpriza e mbrëmjes ishte disfata 0-3 që Liverpooli pësoi në “Anfield” nga Atalanta e Berat Gjimshitit.

Bergamaskët kanë hedhur një hap të sigurt drejt gjysmëfinales, me fitoren befasuese të arritur në Angli. Gjimshiti ishte pjesë e formacionit që nga minuta e parë. 

Mbrëmjen e djeshme festuan edhe Leverkusen dhe Benfika në shtëpi, si dhe Roma e De Rosit që mposhti minimalisht Milanin në “San Siro”. 

Gjithsesi në 3 sfidat e tjera llogaritë duken në hapura, teksa disi më të avantazhuar duken gjermanët e Bajern Levekusen që mposhtën në shtëpi West Ham me 2 gola diferencë.

Ndërkohë që për sa i përket suksesit të Benfikës dhe Romës, diferenca e golave është vetëm 1. 

 

Poll

MOS HUMB