Qytetërim

Princ Leka lë pas të shkuarën, shfaqet dorë për dore me të dashurën e re (FOTO)

Dyshja është kapur teksa shëtisnin dorë për dore në ‘Parkun Rinia’.

f.t
Princ Leka lë pas të shkuarën, shfaqet dorë për dore me
Princ Leka

TIRANË-Princ Leka është parë me të dashurën e tij të re Blerta Celibashi, duke ecur dorë për dore në rrugë. Ndarja e Princit nga Elia Zaharia bëri bujë të madhe, me dyshimet ku thuhet se çifti ishin prej kohësh në një martesë të krisur. 

Pasditen e sotme, burime për Iconstyle, kanë kapur mat çiftin, teksa shëtisnin dorë për dore në ‘Parkun Rinia’. Kujtojmë se Princi Leka është në proces divorci me aktoren Elia Zaharia, me të cilën u konfliktua fizikisht pak kohë më parë. Dyshohet se shkak për ndarjen e tyre është bërë pikërisht flirti i tij me fotografen Blerta Celibashi.

Princ Leka lë pas të shkuarën, shfaqet dorë për dore me
PRINC LEKA DHE BLERTA CELIBASHI

Ndërkohë Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë paditur njëri-tjetrin për dhunë në polici, pasi dyja palët janë përplasur më datë 5 mars, kur princi ka shkuar tek shtëpia për të takuar vajzën e tyre të mitur. Pas përplasjes Leka ka denoncuar dhe babanë e Elias, Gjergj Zaharia, pasi sipas tij është fyer dhe dhunuar fizikisht nga ish-vjehrri./ZËRI

Poll

MOS HUMB