Qytetërim

‘Në fillim më pëlqente veç për seks’, Fedez në lot pas ndarjes Chiara: Do mbetet gruaja më e rëndësishme për mua

Fedez ka folur për gjithçka, nga varësia prej drogës, te aludimet se ai është homoseksual, dhe raporti i tanishëm me Chiarën

E.K
‘Në fillim më pëlqente veç për seks’,
Fedez gjate intervistes

ITALI- Ndarja e Fedez nga blogerja Chiara Ferragni, tashmë duket të jetë e pakthyeshme, me reperin që është shfaqur për herë të parë në një studio televizive, duke folur për momentin e vështirë në të cilin ata po kalojnë. Në një intervistë për Francesca Fagnani, këngëtari ka folur për tre vitet e fundit të lidhjes me Chiara Ferragni të cilët sipas tij kanë qenë të vështira, edhe për shkak të përballjes me kancerin, por edhe skandalet e blogeres, që kanë çuar në hetimin e saj financiar.

“Ishin të vështira, nuk ia dolëm dot”, u shpreh Fedez, ndërsa foli dhe për varësinë e tij nga droga, por edhe çështje të tjera. Megjithatë, çfarëdo që po ndodh apo do të ndodhë mes tyre, Fedez tha se Chiara mbetet gruaja më e rëndësishm e në jetën e tij.

“Çfarëdo që të ndodhë, Chiara do të jetë gjithmonë nëna e fëmijëve të mi dhe ajo do të jetë gjithmonë gruaja e jetës sime, pavarësisht dashurisë, çfarëdo që të ndodhë. Dhe shpresoj që klima të jetë e qetë për të mirën e fëmijëve tanë”, tha Fedez ndërsa shpërthen në lot.


Fedez flet për sëmundjen dhe varësinë nga droga

“Varësia zgjati një vit, unë isha fëmijë. Pak kokainë dhe më shumë droga sintetike, madje edhe MDMA. Ndalova sepse tentova vetëvrasjen, në moshën 18 vjeçare preva kyçet e duarve”, është shprehur Fedez, ndërsa më pas flet dhe përballjen me kancerin.

“Kur përballesh me një sëmundje, mund të mos dalësh më mirë. Gjërat që i thoja shumë në publik, tani i mbaj për vete. Problemi im është se jam një gënjeshtar shumë i varfër. Unë jam shumë i prekshëm. A më pëlqen të hedh veten në zjarr? Nuk më pëlqen të përmbahem”. 

Ai ka folur dhe për nisjen e historisë së dashurisë me Chiarën.

Çfarë e shtyu Fedez të binte në dashuri me Chiara Ferragni? “A duhet të jem i sinqertë? Në fillim, seksi. Ndjeva një lidhje që rrallë e kisha përjetuar më parë”, tregon Fedez.

E vetmja pyetje që nuk i përgjigjet është ajo fatale: kur përfundoi dashuria mes familjes Ferragnez? Megjithatë, Fedez shpjegon: “Brenda kësaj marrëdhënieje, unë dhe Chiara kemi kaluar shumë momente të vështira, siç është sëmundja ime. Ishin tre vite shumë të vështira dhe për fat të keq nuk duruam”.

Ai i përgjigjet edhe dyshimeve që janë hedhur mbi orientimin e tij seksual: “Më vjen për të qeshur sepse për sa kohë isha i martuar isha homoseksual, dhe gruaja ime ishte mbulesë. Nëse do të isha homoseksual, do ta thosha."

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB