
Olta Gixhari
TIRANË- Aktorja e njohur Olta Gixhari, është në pritje të një fëmije të dytë, një djalë do të vijë përsëri në jetën e aktores.
Mbrëmjen e djeshme, Olta ka krijuar një pyetësor në llogarinë e saj personale të Instagramit, teksa ka marrë pyetje të shumta rreth shtatzënisë së saj dhe jo vetëm.
Nuk kishte si të mungonte dhe pyetja: ‘Çfarë emri do i vendosësh vëllait të Amarit?’
E ndërsa Olta është shprehur se ende nuk ka gjetur një emër, por mund t’i vendosi dhe dy të tillë djalit, ku i dihet.
“Kam gjetur një emër që më pëlqen shumë dhe nuk e kam dëgjuar vërdallë, por nuk e kam zakon që nuk heq dorë nga kërkimet deri në fund. Mund ti vendos edhe dy emra ku i dihet…”, shkruan Olta në postimin e saj.

Postimi i Oltes
Poll