Qytetërim

‘Burri i dytë i Chiarës’, kush është mashkulli që është futur në mes të blogeres dhe Fedez

Fabio Maria Damato, menaxheri i Chiara Ferragni-t, është personi ndaj të cilit Fedez ka drejtuar gishtin në intervistën e tij të fundit

E.K
‘Burri i dytë i Chiarës’, kush është mashkulli
Fedez, Chiara dhe menaxheri i blogeres

ITALI- Intervista e Fedez, në kulmin e krizës në çift, ka qënë kryefjalë në mediat italiame. Përballë Francesca Fagnanit, e cila e pyeti për arsyet që e çuan në fund të martesës së tij, artisti vendosi të hapet siç nuk kishte ndodhur kurrë që nga lajmi i ndarjes. Ai pranoi se skandali me Pandoron ka ndikuar në krizën e çiftit, por nuk ka qenë ky shkaku i verëm në ndarjen e tyre. Fedez tha se Chiara duhet ta kishte ndarë përgjëgjesinë me personat që merreshin me menaxhimin e saj, dhe se ai e kishte të pamundur që t’i dilte asaj në mbrojtje. Fedez krahasoi qëndrimin e tij me atë të Chiarës, gjatë kohës kur ajo i qëndroi pranë, teksa ai përballej me divorcin, edhe pse në fakt janë dy situata të ndryshme.

"Ajo ishte pranë meje dhe unë jo? Nëse është një konkurs se kush është më bujar, them që gruaja ime ishte më bujare se unë. Por, duhet thënë se unë kisha kancer dhe gruaja ime është nën hetim për mashtrim. Pse të vendosim dy gjëra në të njëjtin nivel që nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën? E zbulova çështjen Balocco kur doli. Është e qartë se fillimisht nuk e prita shumë mirë. Unë kam një fondacion dhe mund të them me siguri që është kontrolluar nga koka te këmbët.

Unë gjithmonë kam bërë punë bamirësie në një mënyrë të caktuar dhe më rezulton se kur bëj punë bamirësie humbas para. Me LoveMi kam humbur 1 milion e 200 mijë euro. Kur zbuloj se ajo gjë është trajtuar në këtë mënyrë, pyes veten se si është e mundur. Unë u përpoqa të kuptoja. Nuk dua të hyj në detaje, por dua të them diçka për Chiarën.

Gjithmonë kam dashur ta mbroj atë. Gjëja që më bëri të ndihem keq, e cila nuk është arsyeja pse u ndamë, është se ju duhet të përgjigjeni për diçka që nuk e keni bërë dhe nuk mund të mbroni as veten. Ju duhet të prisni që një person tjetër të trajtojë këtë gjë për ju. Unë dhe gruaja ime jemi të ndryshëm, unë do të isha mbrojtur menjëherë. Por unë nuk mund ta mbroja atë. Kjo kontribuoi në krijimin e një atmosfere më pak se relaksuese, por kjo nuk ishte shkaku i ndarjes".

Më pas Fedez vuri në qendër të kritikave, edhe pse pa e përmendur në emër, Fabio Maria Damaton, menaxher i përgjithshëm i kompanive të Ferragnit.

"Dua të them një gjë pavarësisht çështjes ligjore: Chiara bëri një gabim dhe nuk po e them këtë në terma juridikë, mund të ishte menaxhuar më mirë. Por një gjë e di: jam i sigurt që nuk ka keqbesim, më vjen keq sepse vendose të marrësh të gjithë përgjegjësinë kur munde dhe duhej të shpjegoje se përgjegjësitë, nëse ka, nuk janë vetëm të tuat.  Nga menaxherët e saj? Vetëm e njërit”, tha Fedez gjatë intervistës së tij.

Por kush është në të vërtetë ky njeri dhe cila është përfshirja e tij në polemikat në lidhje me Pandoro Balocco dhe Ferragnez?

Jo vetëm bashkëpunëtorë shumë të ngushtë, marrëdhënia mes menaxherit dhe sipërmarrëses është një miqësi e lidhur ngushtë. Ajo e ka përcaktuar atë në të kaluarën si "krahu im i djathtë, krahu im i majtë, gjithçka". Të dy kanë punuar së bashku prej vitesh; ai ishte anëtar i komitetit ekzekutiv të Camera Moda Fashion Trust dhe producent i Unposted, dokumentari mbi jetën e Chiara Ferragni. Ai u shfaq në disa sezone të shfaqjes The Ferragnez. 

Ai u kujdes gjithashtu për veshjet e Chiarës gjatë Festivalit të Sanremos 2023. Në atë kohë gazetarja Selvaggia Lucarelli ndezi një polemikë në lidhje me këtë, duke e krahasuar menaxherin me një "burrë të dytë" të Chiarës.

Dihet se menaxheri i Chiarës nuk pëlqehet veçanërisht nga bashkëshorti i saj, Fedez . Reperi, sipas disa thashethemeve nga Linkiesta në fund të dhjetorit, ka tentuar ta shkarkojë edhe pas skandalit Baloço. 

Çfarë lidhje ka Fabio Maria Damato me rastin Balocco?

Menaxheri i sipërmarrëses dixhitale ndan të njëjtën akuzë me të: mashtrim i rëndë për çështjen Pandoro Baloço, për vezët e Pashkëve Dolci Preziosi dhe kukullës Trudi. Në përputhje me strategjinë e heshtur të adoptuar nga Chiara, që nga dhjetori Fabio ka kufizuar komentet në postimet e tij në Instagram, duke shmangur komentimin e historisë dhe duke u zhdukur plotësisht nga rrjetet sociale. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB