
TIRANË- Cilat do të jenë modelet e flokëve dhe prerjet më të njohura në muajt e ardhshëm? Çfarë ngjyrash do të zgjedhim në grim? Shtëpitë më të famshme të modës dhanë përgjigje për tendencat "Pranverë/Verë 2024". Shihini dhe frymëzohuni...
Neo-romantizmi
'Skuqja' (blush) po zë një rol kryesor në grimin e jetës së përditshme, duke i dhënë lëkurës vitalitet dhe pamje të shëndetshme. Edhe pse ka qenë gjithmonë një pjesë kyçe e çdo look-u, këtë vit trendi e dikton që të aplikohet më intensivisht në shumë pjesë të fytyrës, si sytë, tëmthat dhe hunda.
Përgjithmonë e kuqe
Nuanca më e njohur e buzëve për dekada, buzëkuqi i kuq është fustani i zi. Klasik dhe gjithmonë mbresëlënëse, arrin pa mundim të përmirësojë edhe pamjen më të thjeshtë, duke i bërë buzët elementin dominues të fytyrës.
Detaje të bardha
Eyeliner-i i bardhë do të përdoret për t'i dhënë një karakter të veçantë syve. Ai i bën sytë më të mëdhenj, më të shndritshëm dhe të çlodhur, ndryshe nga nuancat e errëta, të cilat mund t'i bëjnë sytë të duken më të vegjël.
Prekja nga ngjyrat
Vitet e fundit kemi rikthyer ngjyrën në grim. Mënyra më e lehtë dhe më e lezetshme është ndjekja e këtij trendi. Nuancat e forta si bluja, jeshilja ose vjollca, do përdoren në sy dhe në buzë. Pjesa tjetër e fytyrës duhet të jetë natyrale.
Flokët sirenë
Tufa me onde të ngjitura në ballë ose valëzime të buta gjatë gjithë gjatësisë është trendi më i ri për flokët.
Zbukurimet
I kemi përdorur gjatë gjithë dimrit, do vazhdojmë edhe në pranverë. Rrethorët, lulet dhe fjongot zbukurojnë flokët, i japin stil delikate çdo modeli dhe bëhen pjesë e aksesorëve të përditshëm që kompletojnë pamjen tonë.
Bishti i ulët
Shumë klasik, shumë elegant dhe shumë i lehtë. Një opsion që mund të japë imazhin e "flokut të krehur" pa shumë përpjekje. Mjafton të siguroheni që të mbani bishtin poshtë me një llastik dhe të lëmoni fijet e padisiplinuara./ZËRI