
TIRANË- Pamja e një fëmije varet nga gjenetika që trashëgon nga prindërit. Por ka disa gjëra më pak të dukshme i trashëgon fëmija ekskluzivisht nga nëna.
Metabolizmi
Ekzistojnë dy lloje të indeve dhjamore në trup - kafe dhe e bardhë, nga të cilat kjo e fundit është mjaft e dëmshme. Indi dhjamor i bardhë kontribuon në zhvillimin e obezitetit dhe sëmundjeve të shumta dhe fëmija e trashëgon atë nga babai. Indi dhjamor kafe, megjithatë, është përgjegjës për metabolizmin dhe ruajtjen e peshës optimale të trupit, dhe fëmija e trashëgon atë ekskluzivisht nga nëna.
Vëmendje ndaj detajeve
Nëse nëna ka pasur një nivel mjaft të ulët të serotoninës gjatë jetës së saj, ka shumë të ngjarë që fëmija të ketë të njëjtin problem. Serotonia është një substancë kimike në tru që është përgjegjëse për humorin e mirë dhe aftësinë për t'u përqëndruar në detaje.
Plakja
Se si plaket një fëmijë kur rritet varet nga nëna. Domethënë, dëmtimi i akumuluar në ADN-në mitokondriale dhe gjenet e koduara në të luan një rol në mënyrën se si ne plakemi. Fëmija e trashëgon nga nëna që në lindje dhe sa më shumë mutacione të ADN-së të ketë, aq më herët do të shfaqen thinjat, rrudhat e fytyrës dhe shenja të tjera të plakjes. Sigurisht, në këtë mund të kontribuojnë edhe dëmet gjatë jetës.
Ndryshimet e humorit
Nëna është përgjegjëse edhe për gjendjen emocionale të fëmijës. Një pjesë të trurit të quajtur sistemi kortikolimbik, që vajzat shpesh e trashëgojnë nga prindërit e tyre, është përgjegjëse për emocionalitetin, luhatjet e humorit dhe predispozicion për depresion.
Kujtesa dhe ndjeshmëria ndaj sëmundjes së Alzheimerit
Më parë, shkencëtarët besonin se asnjë prind nuk ishte përgjegjës për predispozicion ndaj sëmundjes së Alzheimerit. Megjithatë, duke analizuar historitë familjare, një studim i botuar në revistën Biological Psychiatry zbuloi se rreziku gjenetik varet vetëm nga nëna./ZËRI