
ITALI – Mbrojtësi i Shqipërisë Marash Kumbulla është lojtari më i ri i skuadrës italiane, Sassuolo në Seria A. Mbrojtësi për së paku 4 muaj nuk do të jetë në shërbim të Romës. Ai do të jetë në huazim, me shpresën se do të marrë minuta aktivizimi dhe se do të ketë një ftesë nga trajneri kuq e zi, Sylvinho.
Italianët e Sassuolës kanë gjetur një mënyrë origjinale për ta pritur Kumbullën. Sulmuesi shqiptar që aktivizohet në ekip Nedim Bajrami pret një telefonatë nga Marash Kumbulla.
Pasi hap celularin, Bajrami i uron mirëserardhjen mbrojtësit të Shqipërisë. “Përshëndetje, arrite?”. Marash Kumbulla është një lojtar i Romës, por u huazua tek Sassuolo deri në fund të sezonit./ZËRI/