Qytetërim

Dikur gjigandët e Gjermanisë! Schalke e zhytur në borxhe, rrezikon të zhduket

Klubi ka grumbulluar borxhe prej 165 milionë eurosh.

D.XH
Dikur gjigandët e Gjermanisë! Schalke e zhytur në borxhe,
Schalke 04

GJERMANI – Klubi historik gjerman i Shalke 04 po kalon ditë delikate, madje edhe mund të zhduket. I zhytur në borxhe të mëdha, ekipi i  Gelsenkirchen është në një situatë të paprecedentë. Shcalke mund të bjerë edhe nga Bundesliga 2. Kjo sepse ka 20 pikë dhe ndodhet thuajse në fund të tabelës së klasifikimit.

Nëse bie nga Bundesliga 2, Shcalke 04 nuk do të ketë licensë të garojë në kategorinë e tretë. Kjo, pasi skuadra ka një borxh jo të vogël, por prej 165 milionë euro.

Dikur gjigandët e Gjermanisë! Schalke e zhytur në borxhe,
Renditja e Shalke ne Bundesliga 2

Trajneri i Schalkes, Karel Geraerts pranoi se klubi ndodhet përpara një ferri të mundshëm. “Lojtarët që kemi në dispozicion duhet të japin gjithçka, sepse në rast se biem nga kategoria, atëherë mund të zhdukemi”, tha ai. Sipas rregullores, nëse skuadra bie nga Bundesliga 2, do të duhet t’ja nisë nga kampionatet amatore./ZËRI/

 

 

Poll

MOS HUMB