Qytetërim

"Çamçakëzi" ekzistonte edhe 10 mijë vjet më parë

Analizat e thelluara bënë të mundur zbulimin e rëndëishëm, rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën “Scientific Reports”.

k.m.
"Çamçakëzi" ekzistonte edhe 10 mijë vjet
Rrëshira në dhëmbë

SUEDI- Mbetjet e rrëshirës të përtypur 9700 vjet më parë si çamçakëz janë gjetur në Suedi. Një grup ndërkombëtar kërkimor i koordinuar nga Universiteti i Stokholmit analizoi gjurmët e ADN-së të bllokuar në këto mbetje. Analizat e thelluara bënë të mundur zbulimin e rëndëishëm, rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën “Scientific Reports”.

Por kush i konsumonte "çamçakëzat"?

Fragmentet e rrëshirës u gjetën në sitin arkeologjik suedez të Huseby Klev, në veri të Goteborgut të sotëm, ku një grup gjuetarësh jetonin në Mesolith. Analiza e ADN-së njerëzore bëri të mundur të vërtetohej se tre të rinj, meshkuj dhe femra, i kishin përtypur një lloj ngjitësi që përdoret edhe për të bërë vegla.

Çfarë hanin paraardhësit tanë?

Një studim i mëtejshëm i mbetjeve të ADN-së së lashtë jo-njerëzore ka bërë të mundur rindërtimin e dietës së paraardhësve tanë. Testet zbuluan se adoleshentët konsumonin mish dreri, troftë dhe lajthi, megjithëse njëri nga tre djemtë kishte vështirësi të përtypte për shkak të periodontitit, një sëmundje bakteriale që shkakton dëme progresive në indet që mbajnë dhëmbët në vend.

Gjetjet e studimit sigurojnë një fragment të vogël të jetës së një grupi të vogël gjuetarësh në bregun perëndimor skandinav./ZËRI

Poll

MOS HUMB