Qytetërim

1 javë nga sulmi me gota e shishe, motrat Berisha i shpëtojnë policisë, Klea Prenga reagon sërish në rrjetet sociale

Ngjarja e rëndë dyshohet se ndodhi për shkaqe xhelozie mes vajzave. Klea Prenga dyshohet se ka nisur një raport intim me Mir Pepën, i cili nga ana tjetër ka një djalë me Mariela Berishën

E.K
1 javë nga sulmi me gota e shishe, motrat Berisha i shpëtojnë
Motrat Berisha dhe Klea Prenga

TIRANË- Rreth një javë pasi ra pre e një sulmi fizik, nga motrat Atonela dhe Mariela Berisha, e reja Klea Prenga ka reagur sërish në rrjetet sociale, ku falenderon të gjithë personat që i kanë qëndruar pranë në këto momete të vështira. Ndërkohë që motrat Berisha ende nuk janë vënë në prangat e policisë, edhe pse ngjarja ndodhi në një lokal të njohur në kryeqytet. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku tha dy ditë më parë se “Policia është angazhuar për kapjen e personave. Shumë shpejt do të keni njoftimin për kapjen e tyre”.

Ngjarja u shënua më 6 gusht në një lokal tek Kodra e Diellit në Tiranë, ndërsa vetë 24 vjeçarja e bëri denoncimin dy ditë më pas. Dje Prenga ka reaguar sërish në rrjetet sociale duke falenderuar personat që i kanë qëndruar pranë në këtë situatë të vështirë dhe i kanë dhënë kurajo. 

"Dua t'ju falënderoj nga zemra të gjithëve për mesazhet e ngrohta dhe mbështetjen tuaj pas sulmit që përjetova. E vlerësoj pa masë kujdesin dhe fjalët tuaja inkurajuese, të cilat më kanë ndihmuar të qëndroj e fortë dhe optimiste në këtë periudhë të vështirë. Çdo mesazh që kam marrë më ka treguar sa shumë njerëz të mirë kam përreth. Faleminderit që jeni me mua!", shkruan ajo në postimin e saj në rrjetet sociale.

1 javë nga sulmi me gota e shishe, motrat Berisha i shpëtojnë
Postimi i Klea Prenges

Ndërkohë që motrat Berisha kanë zgjedhur që të mos bëjnë asnjë reagim publik në lidhje me ngjarjen, ndërsa në faqen e tyre të biznesit, një dyqan rrobash, kanë vazhduar aktivitetin e tyre me postime dhe reklamimin e veshjeve, duke saktësuar se fotot janë realizuar kohë më parë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB